Sot, kryeministri i Shqiperise, Edi Rama, tha se qeveria do të bëjë gjithçka që kanë kërkuar qytetarët, përfshirë edhe legalizimin e kanabisit për qëllime mjekësore.

61% e shqiptarëve janë shprehur pro legalizimit të kanabisit për qëllime mjekësore në vendin tonë.

Është ky rezultati i publikuar nga kryeministri Edi Rama, pas procesit të Këshillimit Kombëtar.

“Ne do të bëjmë ashtu si shprehen qytetarëve, do të legalizojmë absolutisht kultivimin e kanabisit për qëllime mjekësore, nuk ka fare dilema për këtë”, tha Rama.