Një 32 vjeçare po ndiqet penalisht, pasi nuk ka dorëzuar makinën te ish-pronari i saj.

Vajza petendon se ish-pronari nuk i ka dhënë të gjitha detyrimet financiare.

Njoftimi i policisë;

DVP Korçë/Procedohet në gjendje të lirë 1 shtetase për vepra penale të ndryshme

Secialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Korçë referuan materialet në Prokurori, ku filloi procedimi në gjendje të lirë për shtetasen M. T., 32 vjeçe, banuese në Korçë, pasi me vetëgjyqësi, dyshohet se nuk i dorëzon një automjet, kompanisë në të cilën 32-vjeçarja punon si menaxhere, me pretendimin se ky subjekt ka për t’i shlyer asaj detyrime financiare.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Korçë, për veprime të mëtejshme.