Specialistët për Hetimin e Krimeve në Gjirokastër, referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasit A. K., 23 vjeç, R. K., 46 vjeç, I. X., 53 vjeç, N. T., 57 vjeç dhe M. A., 57 vjeç, të pestë banues në Gjirokastër, pasi në lagjen “Dunavat i dytë”, janë konstatuar duke kryer punime ndërtimi në një objekt, pa lejen e organeve kompetente.
Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.