Një aksident i rëndë ka ndodhur para pak minutash në aksin Fier-Seman në vendin e quajtur “Ferm Çlirim”.

Ne aksident janë përfshirë 3 mjete dhe sipas të dhënave paraprake dyshohet për 4 persona të plagosur, që janë shoqëruar nga dy ambulanca për në spitalin rajonal Fier.