Një 62-vjeçar është arrestuar, pasi dyshohet se ka ngacmuar seksualisht një të mitur.

Arrestimi i tij u bë ditën e djeshme nga komisariati i Maliqit.

Sipas burimeve, bëhet me dije se i arrestuari ka ngacmuar me fjalë dhe ka përndjekur një vajzë 12-vjeçare, nxënëse shkolle.

Ka qenë e mitura që i ka treguar gjyshes së saj, e më pas në praninë edhe të psikologes së shkollës, kanë bërë denoncimin pranë policisë.

Këta të fundit kishin informacion për autorin, pasi konstatohej edhe si përdorues i alkoolit dhe prej pak kohësh po mbahej nën mbikqyrje nga ana e policisë.