Një operacion i madh u zhvillua ditën e sotme në disa qytete të vendit ku u arrestuan 25 persona.

Operacioni është zhvilluar në Tiranë, Shkodër, Dibër, Fier, Berat, Durrës dhe Vlorë janë arrestuar 25 shtetas, nga të cilët 19 ishin në kërkim kombëtar dhe një i shpallur në kërkim ndërkombëtar dhe 5 shtetas të tjerë u kapën në flagrancë me armë dhe drogë.

Sakaq, janë zbardhur edhe emrat e 16 nga 25 të arrestuarve nga ku operacion.

Janë vënë në pranga në Tiranë/Shtetasit në kërkim: Fatmir Hoxha, Qazim Musteqja, Blerim Kullaj, Serxho (Jetmir) Dosku, Emilton Pjetri, Trazhgim Maçi, Rubin Gjeta dhe Erjol Hajdari

Qarku Dibër/Shtetasi në kërkim ndërkombëtar: Mergim Lazri.

Shtetasit në kërkim kombëtar: Elson Gjoka dhe Edison Shehu.

Qarku Durrës/Shtetasit e shpallur në kërkim kombëtar: Arber Denizi, Shpëtim Sharra

Qarku Fier/Shtetasi i arrestuar në flagrancë: Markos Berberaj

Qarku Shkodër: Shtetasi në kërkim: Kristian Fermosi.

Qarku Berat: Shtetasi në kërkim: Andjon Matarangasi

Në kuadër të operacionit janë sekuestruar 9 armë zjari dhe një sasi kanabisi e kokaine si dhe një shumë parash të përfituara nga veprimtaria kriminale.