Një 39-vjeçare u arrestua nga policia e Dibrës, pasi ishte shpallur në kërkim ndërkombëtar.
Gjykata e Romës ka lëshuar për të urdhër arresti ndërkombëtar, për kryerjen e veprës penale “Prodhimi dhe shitja e lëndëve narkotike”.
Pritet ekstradimi i 39-vjeçares në Itali.