Një 28-vjeçar është arrestuar nga policia e Elbasanit për shkak se në bashkëpunim me një tjetër shtetas vodhi një shumë parash në ambientet e një biznesi në Himarë më 1 shtator.

28-vjeçari banues në Elbasan, u ndalua falë shkëmbimit të informacioneve mes komisariateve të Vlorës dhe Himarës.

Ndërkohë që në kërkim vijon të jetë bashkëpunëtori i tij. Materialet në ngarkim të tyre i kaluan prokurorisë për veprime të mëtejshme.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Elbasan dhe ato të Forcës së Posaçme Operacionale të DVP Elbasan, si rezultat i shkëmbimit të informacioneve me shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë, kapën dhe ndaluan shtetasin e shpallur në kërkim nga ky komisariat, Xh. Gj., 28 vjeç, banues në Elbasan, pasi në bashkëpunim me një shtetas tjetër (ende në kërkim nga Policia e Himarës), më datë 1 shtator 2023, kanë vjedhur shuma parash në lekë dhe në euro, në një biznes në Himarë. Veprimet e mëtejshme procedurale do t’i kryejnë shërbimet e Komisariatit të Policisë Himarë”, njofton policia.