Një 28-vjeçar në Tiranë është arrestuar nga forcat e Komisariatit Nr.4 të Policisë së Tiranës, pasi kreu marrëdhënie seksuale me dhunë me të dashurën e tij.

Në pranga ka rënë A.Gj, i cili dhunoi dhe abuzoi seksualisht me partneren e tij.

Mësohet se çifti ishte në një lidhje prej 2 muajsh.

Ngjarja ndodhi mbrëmë pasi u kthyen në banesën e tyre në kryeqytet nga Durrësi.

Sherri mes të rinjve nisi pas telefonatës që 28-vjeçari mori nga ish e dashura, që njëkohësisht ka patur miqësi edhe me vajzën e dhunuar.

Debati agravoi më pas deri në dhunë dhe i riu gjatë kësaj kohe ka kryer marrëdhënie seksuale me të dashurën pa dëshirën e saj.

Vajza u dërgua në spital nga vetë 28-vjeçari, pasi ky i fundit u ndje keq.

Mjekët konstatuan shenjat e dhunës në fytyrën e vajzës dhe lajmëruan policinë.

28-vjeçari Gjonaj, pasi u pyet nga uniformat blu, nuk bëri asnjë koment.

Por nga kontrolli në banesën e tij, policia gjeti kanabis sativa dhe konstatoi njolla gjaku. I riu u arrestua në flagrancë nga punonjësit e policisë.