Mjeku infeksionit Pëllumb Pipero, duke folur për Dita Jonë paralajmëroi se fundi i kësaj pandemie do të jetë nga mesi i verës, por ai këshillon qytetarët që të vaksinohen për ta përafruar atë.
Sa i takon periudhës së rikuperimit të të prekurve me Omicron, ai thekson se për të vaksinuarit duhen 3-5 ditë, kurse për të pavaksinuarit një javë.
Ne e shohim si fillimin e fundit të kësaj pandemie për të dhënë imunizim natyral të shpejtë.
Por vaksinimi është zgjidhje për fundin e shpejtë të kësaj pandemie. Ne nuk presim fundin e pandemisë nga një imunitet natyral, por duke bashkuar të gjitha forcat e masat që nga vaksinimi.
Ata që nuk janë vaksinuar, të vaksinohen sa më shpejt. Omicron është një mundësi për të përfituar imunitet natyral te skepticistët.
Unë rekomandoj e inkurajoj qytetarët për mbrojtje më të sigurt që është vaksinimi. Omciron është i lehtë, por jo të gjithë fatin ta kalojnë lehtë”, tha ai.