Specialistët e Trafikut Interurban dhe Urban referuan materialet në Prokurori, ku nisi procedimi në gjendje të lirë për shtetasin A. T., 36 vjeç, banues në Tiranë dhe për shtetasin A. A., 20 vjeç, banues në Qesarat, Memaliaj, pasi mesditën e djeshme, në aksin rrugor “Krahës-Memaliaj”, në fshatin Qesarat, Memaliaj, automjeti që drejtonte 36-vjeçari, është përplasur me motomjetin që drejtonte 20- vjeçari.

Nga përplasja është dëmtuar drejtuesi i motomjetit, shtetasi A. A., i cili është në kujdesin e mjekëve, jashtë rrezikut për jetën.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë të Juridiksionit të Përgjithshëm Gjirokastër, për veprime të mëtejshme.