Në 25 tetor 2022, në restorant ‘Tepelena’ pranë Gjykatës së Tiranës është ulur një nga përmbaruesit më matrapazë dhe dallaverexhinj që ka Shqipëria. Bëhet fjalë për Fatos Alimadhin, i arrestuar dhe proceduar disa herë dhe i njohur si përmbaruesi ballist që ha pula duke bërë pazare.

Matrapazi i ka shpëtuar ndëshkimit duke blerë gjyqtarët.

Fatos Alimadhi, i cili është vëllai i ballistit Adriatik Alimadhi, është përgjuar me metoda speciale, ku tregon me mburrje se si i korrupton gjyqtarët me para, thyen ligjet dhe vepron në mënyrë arbitrare.

Duke shqyer një pulë si ballistët gjatë luftës, Fatos Alimadhi tregon se kishte blerë me 50 mijë euro gjyqtarin Agron Zhukrin, për të marrë një vendim në favor të tij.

Bëhet fjalë për padinë e përmbaruesve Fatos Alimadhi, Saimir Dogjani, Rrok Deda, të cilët kërkojnë shpalljen të pavlefshme të Asamblesë së Përgjithshme të Dhomës Kombëtare të Përmbaruesve Gjyqësorë Private të datës 24 shtator 2022, vetëm për sa i përket kryetarit Tedi Malaveci dhe disa anëtarëve.

Përmbaruesi ballist thotë në përgjim se ka blerë gjyqtarin. Përgjimi pritet të referohet në SPAK.

Nuk dihet nëse Zhukri i ka marrë apo jo paratë. Gjyqtari  këmbëngulu për të mos hequr dorë nga çështja që është në kompetencë të Gjykatës Administrative, por më pas vendosi të zbatonte ligjin.

Nga ana tjetër, përmbaruesi Fatos Alimadhi është një personazh i skeduar për skandale, shpërdorim detyre, veprime arbitrare dhe afera.

Për herë të fundit është arrestuar në prill 2022 pasi u ka bllokoi llogaritë bankare familjarëve të një personi që kishte ndërruar jetë, madje pa i lajmëruar ata.

Në vitin 2015, Prokuroria e Tiranës dërgoi për gjykim përmbaruesin Fatos Alimadhi, i akuzuar për “Mashtrim” me pasoja të rënda, pasi ka përvetësuar rreth 45 milionë lekë disa shtetasve, të cilit kishin përfituar të drejtën për shpërblim shëndetësor.

Nuk dihet se si i shpëtoi ndëshkimit dhe se si ka arritur ta mbajë pozicionin e përmbaruesit. Fatos Alimadhi është lakuar edhe për afera të tjera, duke shtuar kështu dyshimet për korruptim të Agron Zhukrit.

Burimi: ‘Prapaskena’