Një superkompjuter ka parashikuar se më shumë se një e katërta e kafshëve dhe bimëve do të zhduken deri në fund të shekullit.

Duke përdorur modelimin shkencor të krijuar nga superkompjuteri, shkencëtarët ndanë parashikimin e frikshëm se 10 për qind e bimëve dhe kafshëve do të zhduken deri në vitin 2050, ndërsa 27 për qind do të zhduken deri në vitin 2100.

Modeli sugjeron që foshnjat e lindura sot mund të jenë brezi i fundit që ka parë kafshë të shumta, duke përfshirë elefantët ose koalat.

Studiuesit kanë pohuar se Toka mund të përballet me ‘zhdukjen e saj të gjashtë masive’ e cila po nxitet nga faktorë të ndryshëm, duke përfshirë ndryshimet klimatike dhe ndryshimet në mënyrën se si përdoret toka.

Ekipi tha gjithashtu se modelet e mëparshme të zhdukjes nuk janë aq të sakta sa nuk marrin parasysh ‘bashkë-zhdukjet’ – kur një specie zhduket sepse një specie që i nevojitet për mbijetesë zhduket, si një lloj efekti domino.

Autori i studimit, profesor Corey Bradshaw i Universitetit Flinders, shpjegoi: “Mendoni për një specie grabitqare që humbet prenë e saj nga ndryshimet klimatike. Por pa asgjë për të ngrënë, edhe grabitqari i tij do të zhduket. Ose, imagjinoni një parazit që humbet bujtësin e tij për shkak të shpyllëzimit, ose një bimë me lule që humbet pjalmuesit e saj sepse është bërë shumë ngrohtë. Çdo specie varet nga të tjerët në një farë mënyre.”

Për studimin, studiuesit përdorën një nga superkompjuterët më të fuqishëm të Evropës për të krijuar ‘Tokat sintetike’, të cilat i mbushën me specie virtuale dhe mijëra ‘rrjeta ushqimore’.