Sot do të vijojë ndikimi i masave ajrore të paqëndrueshme në territorin shqiptar, duke sjellë vranësira dhe reshje shiu ku herë pas here do të jenë rrebeshe afat-shkurtra, më të dukshme në disa qarqe.

Parashikohet që orët e pasdites të sjellin përmirësim të dukshëm të kushteve atmosferike në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të ulen sërish në orët e mëngjesit dhe të mesditës, duke luhatur vlerat ditore nga 7°C deri në 16°C.

Era do fryjë mesatarisht me shpejtësi 13 km/h nga drejtimi verior dhe veriperëndimor, duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.