Vajza e ish deputetit te Gjirokastres, Vangjel Tavos, ka humbur jetën në një aksident automobilistik në Maqedoninë Veriut.

Lajmi i trishtë është pohuar nga vetë ish-deputeti që një postim në “Facebook”.

Duke mos dhënë detaje mbi rrethanat e ndarjes nga jeta të së bijës në moshën 24 vjeçare, Tavo shkruan se varrimi do të bëhet ditën e enjte në datën 30 nëntor në orën 11:00.

“Këto janë fjalët më të vështira që shkruaj në jetën time.

Vajza ime e madhe Eva u nda nga jeta në kulmin e rinisë, në moshën më të bukur, siç ishte edhe vetë ajo.

Varrimi bëhet ditën e enjte, datë 30 nëntor, ora 11:00 në Jorgucat, Gjirokastër”, shkruan Tavo.