Sipas MeteoAlb, deri në mesditë kthjellimet dhe vranësirat e pakta do të mbizotërojne në pjesën më të madhe të  territorit përjashtuar, zonat malore përgjatë kufirit Lindor të cilat do të paraqiten me vranësira disi më të dendura.

Kjo situatë atmosferike do të na shoqëroje, në pothuajse të gjithë vendin deri vonë në mbrëmje ku pritet shtim i vranësirave  në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë një rritje të lehtë si në mëngjes edhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 32°C.

Era do të fryjë mesatare dhe herë pas here e fortë duke arritur shpejtësinë maksimale 40 km/h nga drejtimi verior dhe verilindor; duke sjellë në brigjet e Adriatikut dhe Jonit dallgëzim 3 ballë.