Festivali mbarëkombëtar i fëmijëve në Shkodër mbylli më sukses siparin e 61-të duke kurorëzuar me çmimin e parë gjirokastritja, Nikol Çabeli, me këngën “Coco im”.

Mes 20 fëmijëve nga Shqipëria dhe Diaspora, vogëlushja triumfoi me këngën e shkruar dhe kompozuar nga Erjona Rushiti, e cila përshkruan miqësinë e sinqertë mes qenit dhe njeriut. Ishin vetë fwmijwt e tjerë pjesëmarrës që e votuan këtë këngë si triumfuese.

Për drejtuesin artistik të këtë festivali emocionet janë të shumta në përmbyllje të këtij evenimenti të këngës për fëmijë.

Me vendin e dytë u vlerësua kënga “Mama” e kënduar nga Emili Dervishi ndërsa në vendin e tretë  u rendit kënga “Superstar” e interpretuar nga Gedis Germani .

Për 3 netë me radhë 20 fëmijë nga Shqipëria, Kosova dhe Mali i Zi performuan në tempullin e kulturës në Shkodër, teatrin “Migjeni”. Risi e këtij viti ishin dhe aktivitetet në ambientet e jashtme të teatrit që e kthyen këtë festival në një festë për të gjithë fëmijët e qytetit.