Ministri i Brendshëm Bledi Çuçi ka reaguar për dhunën që anëtarë të fisit Rraja kanë ushtruar ndaj dy kushërinjve maja në Fushë Krujë, pas ankesave të tyre për shpërthimet në gurore.

Çuçi: Të rënda e të papranueshme pamjet e dhunës në Krujë. Askush nuk është mbi ligjin dhe s’mund t’u shpëtojë përgjegjësive në asnjë rrethanë. Policia e Shtetit ka ushtruar kontroll të imtësishëm në banesat e të dyshuarve, ka arrestuar 4 persona sot herët në mëngjes dhe po punon për kapjen sa më parë të 3 të tjerëve të përfshirë në ngjarje. Çdo insinuatë tjetër s’ka lidhje me të vërtetën dhe me punën e Policisë së Shtetit për të çuar autorët përpara drejtësisë.