Ministria e Financave dhe Ekonomisë dhe Agjencia e Kadastrës Shtetërore, miratuan rregulloren e re për taksimin e pasurive të paluajtshme në rast shitje.

Rregullorja përfshin zbritjen me 1% të vlerës në bazë të vjetërsisë së objektit.

Kjo zbritje nuk duhet të jetë më shumë se 30% e çmimit të referencës.

Detyrimi tatimor do të përllogaritet në bazë të vlerës më të lartë qe rezulton në kontratën e shitjes.

Nga ana tjetër për pasuritë e paluajtshme në rastet e dhurimit, heqjes dorë apo trashëgimisë do të përjashtohen nga tatimi 15 % për rastet brenda lidhjes gjinore, por jo ndaj kushërinjve të parë.

Nëse një pasuri e paluajtshme dhurohet nga 1 individ te kushëriri i tij i parë, do të taksohet 15%.

Taksimi do te kryhet në bazë të çmimit të referencës e cila si shitje e parë e ka referencen sa 50% e çmimit të referencës së zonës.