Politika shqiptare, politikanët shqiptarë të Maqedonisë së Veriut dhe Kosovës, kanë shprehur ngushëllimet për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit të republikës së Shqipërisë, Bujar Nishani.
Presidenti i Shqipërisë Ilir Meta, kryeministri Edi Rama, presidentja e Kosovës Vjosa Osmani, kreu i ASH në Maqedoninë e Veriut, Zijadin Sela, ish-kryeministri Sali Berisha, si dhe deputetë të parlamentit të Shqipërisë, kanë shprehur ngushëllimet e tyre për ndarjen e parakohshme nga jeta të ish-Presidentit.
Kujtojmë që kreu i shtetit u nda nga jeta sot në orën 07:00 të mëngjesit në një spital të Gjermani pasi ishte shtruar aty që prej fundit të prillit për shkak të problemeve që kishte me mushkëritë pasi kaloi koronavirusin.