Sot eshte ndare nga jeta pedagogia e Universitetit te Gjirokastres “Eqrem Cabej”, Irena Shehu Margariti

Irena shte një nga intelektualet e shquara të fushës se gjuhes angleze, qytetare e denje me formim te gjithanshem , karakter te forte dhe shpirt te lire.

Ajo ka qene mbeshtetese e proceseve demokratike dhe progresiste per te miren e universitetit dhe arsimit shqiptar ne pergjithesi.

E shquar jo vetem ne mesimdhenie por dhe pjesemarrese me kumtesa ne sesione shkencore brenda e jashte vendit, si dhe nje perkthyese e galentuar.

Ajo ishte gjithashtu edhe nje veprimtare e palodhur shoqerore ne sherbim te problemeve lokale te qytetit.

Irena ishte e prirur per te ndihmuar me mendime dhe veprime konkrete per zhvillimin dhe demokratizimin e jetes qytetare ne Gjirokaster, si anetare e keshillit bashkiak ne disa legjislatura pas viteve 90.

Irena do t’i mungoje familjes, miqve, studenteve, kolegeve dhe qytetareve te Gjirokastres.