Një aksident është regjistruar mbrëmjen e sotme në Kuçovë.

Mësohet se një fëmijë i moshës rreth 10 vjeç është përplasur nga një makinë.

Ngjarja ndodhi në hyrje të qytetit, pranë parkut të ri të qytetit.

Sipas raportimeve mësohet se fëmija ka dalë nga parku me vrap në rrugë dhe është përplasur nga mjeti.

I mituri është transportuar drejt Spitalit Rajonal Berat.