Sot vendi ynë do të ketë mot me altrenime vranësirash dhe kthjellime.

Parashikohet të ketë reshje shiu kryesisht në veri dhe qendër të vendit.

Kjo situatë do të mbetet prezente deri në orët e mëngjesit më pas vranësirat do tja lënë vendin kthjellimeve.

Era do të jetë nga kuadrati i perëndimit me shpejtësi mesatare deri në 8m/sek, e cila hera-herës përgjatë vijës bregdetare në momentin e zhvillimit të vranësirave fiton shpejtësi deri në 15m/sek.

Valëzimi në dete pritet të jetë i forcës 2-3 ballë.

Temperaturat pritet të variojnë nga 20°C deri 33°C në zonat malore, 20°C deri 37°C në zonat e ulëta dhe 25°C deri 35°C në zonat bregdetare.