Gjatë ditës së sotme kushtet e qëndrueshme atmosferike do të karakterizojnë motin në të gjithë vendin, për pasojë kthjellimet do të jenë dominante në bregdet dhe zonat e ulëta ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta paraqitet moti në zonat malore.
Orët vijuese mbeten në ndikimin e motit të kthjellët dhe vranësirave të lehta në të gjithë territorin e vendit.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -6°C deri në 14°C.
Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 38 km/h nga drejtimi lindor – verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 2 ballë.