Sot në pjesën më e madhe e vendit do të këtë sot një mot të vranët. Herë pas here do të ketë zhvillime të përkohshme të vranësirave të cilat do të sjellin reshje të pakta shiu në ultësirën perëndimore, por reshje të pakta dëbore do të ketë në zonat malore.

Më të dukshme reshjet do të jenë në zonat Juglindore dhe Veriore. Ndërsa zonat Qëndrore do të kenë momente të pakta me reshje të papërfillshme.

Sipas MeteoAlb,  temperaturat e ajrit do të mbeten konstante në mëngjes, por rriten në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 14°C.

Era do të fryjë e me shpejtësi 28 km/h kryesisht nga drejtimi Perëndimor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim 1 – 2 ballë.