Paraditja në vendin tonë do të jetë me vranësira të shpeshta të cilat do të sjellin reshje të izoluara në Veriperëndim të territorit.
Në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat do të zhvillohen në të gjithë Shqipërinë duke sjell shira të pakët në zonat bregdetare dhe të ulëta, ndërsa në zonat malore do të ketë rrishfaqje të flokëve të dëborës.
Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të mbetet kostante në mëngjes dhe në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -3°C deri në 15°C.
Era do të fryjë e lehtë në tokë dhe mesatare në det me shpejtësi 50 km/h nga drejtimi Jugor duke krijuar dallgëzim 3 – 4 ballë.