Është prezantuar në Muzeun e Armëve në kalanë e Gjirokastrës nisma më e re e qeverisë shqiptare “Bonusi i Rijetëzimit”.
Të pranishme në takim kanë qenë ministrja e kulturës Elva Margariti dhe ajo e mjedisit Mirela Kumbaro. Sipas tyre ky projekt do ti vijë në ndihmë individit për restaurimin e objekteve në qendrën historike të qytetit dhe zhvillimin në to të bizneseve të reja. Janë të shumta ndërtesat e vjetra me vlerë të veçantë që mund të shfrytëzohen dhe vihen në funksion për të përfituar ekonomikisht prej tyre .
Një nismë që kërkon kontributin e drejtpërdrejtë të komunitetit dhe vullnetin për të ndryshuar faqen e qyteteve tona. Ky bonus që do të jepet në formë granti për mirëmbajtje dhe rijetësim të objekteve në këto qendra me shuma nga 1-5 milionë lekë, vjen bashkë me një paketë mbështetëse të qeverisë në kulturë, agroturizëm, infrastrukturë, me vizionin për një zhvillim ekonomik të qëndrueshëm.
Kryebashkiaku Flamur Golemi ka folur lidhur ne projektet që ka përfituar Gjirokastra deri më tani dhe ndryshimet që sipas tij janë evidente me qëllim zhvillimin turistik.
Ky projekt është një nismë e përbashkët midis Bashkisë Gjirokastër dhe Ministrisë së Kulturës.