Sipas MeteoAlb, orët e parë të ditës do të mbeten nën ndikimin e vranësirave të shpeshta dhe intervaleve të shkurtra me kthjellime, ku më të dukshme vranësirat do të jenë në zonat Jugore të vendit tonë.

Ndërsa në orët në vijim vranësirat do të zhvillohen kryesisht në zonat Jugore dhe Qendrore të Shqipërisë duke gjeneruar reshje shiu dhe reshje të pakta dëbore në zonat malore të territorit. Parashikohet që në mbrëmje dhe gjatë natës vonë të kemi përmirësim gradual të motit.

Temperaturat e ajrit do të rriten në mëngjes, por do të ulen ndjeshëm në mesditë duke u luhatur nga 1°C deri në 14°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 55 km/h nga drejtimi Juglindor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim 4 – 5 ballë.