Pjesa e parë e ditës do të jetë në dominimin e vranësirave të shpeshta të cilat do të gjenerojnë reshje të pakta shiu në zonat veriore dhe pjesërisht në zonat qendrore.

Ndërsa pjesa tjetër e territorit do të jetë me vranësira të shpeshta dhe intervale me kthjellime. Por parashikohet që në orët e mesditës dhe në vijim vranësirat të shtohen në të gjithë vendin tonë, duke gjeneruar reshje të pakta dhe të izoluara shiu. Pritet që më të dukshme reshjet të jenë në gjysmën lindore të Shqipërisë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen në mëngjes, por do të rriten në mesditë duke u luhatur nga 3°C deri në 22°C.

Era do të fryjë mesatare dhe e fortë në det me shpejtësi 45 km/h kryesisht nga drejtimi Jugor duke sjellë në brigjet detare dallgëzim mbi 3 ballë.