Territori shqiptar gjatë ditës së sotme do të jetë nën ndikimin e masave ajrore të paqëndrueshme duke bërë që orët e paradites të dominohen nga kthjellime dhe vranësira të lehta e kalimtare, por pas mesditës dhe në vijim; pritet zhvillim i vranësirave duke gjeneruar rrebeshe shiu afat-shkurtër në të gjithë vendin. Në zona të izoluara në Lindje të territorit do të ketë mini-stuhi breshëri.

Nën ndikimin e kushteve të motit të kthjellët dhe vranësirave të shpeshta vijon i gjithë territori edhe gjatë natës.

Temperaturat e ajrit do të pësojnë rënie në mëngjes, por mesdita ruan vlera konstante të tyre duke luhatur vlerat ditore nga 9°C deri në 30°C.

Era do të fryjë mesatarisht me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior duke krijuar në brigjet detare dallgëzim deri në 3 ballë.