Territori shqiptar gjatë paradites parashikohet të ketë një mot me kthjellime dhe kalime vranësirash, por në orët në vijim vranësirat do të theksohen.

Pritet që vranësirat herë pas herë të pësojnë zhvillime të përkohshme pas mesdite duke krijuar dhe mundësi për reshje shiu në zonat malore dhe pjesërisht në qytetet e zonës së ulët. Vija bregdetare do të mbizotërohet në pjesën më të madhe nga moti i qëndrueshëm.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të vijojnë të rriten në mëngjes, por mbeten të pandryshuara në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 15°C deri në 34°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi verior-veriperëndimore duke krijuar në brigjet detare dallgëzim mbi 2 ballë.