Gjatë ditës së sotme do të ketë përmirësim të kushteve atmosferike në zonat veriore dhe qendrore ku moti do të jetë kryesisht i kthjellët me vranësira kalimtare, por vranësira të dendura dhe shira të dobët dhe të përkohshëm do të ketë në zonat jugore të vendit.

Parashikohet që pasditja dhe mbrëmja të largojnë vranësirat nga i gjithë territori i vendit duke ri-kthyer motin e kthjellët, por të ftohtë.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të ulen ndjeshëm në mëngjes por konstante ruan vlerat mesdita duke u luhatur nga -8°C deri në 11°C.

Era do të fryjë mesatare deri e  fortë me shpejtësi 45 km/h nga drejtimi verilindor, kjo do të bëjë që në brigjet detare të krijohet dallgëzim 3 ballë.