Gjatë ditës së sotme alternime kthjellimesh dhe vranësirash do të jenë dominante në territorin e vendit, ku më të dendura vranësirat paraqiten në zonat malore përgjatë shtrirjes Lindore.

Orët e pasdites dhe në vijim mbeten në ndikimin e kthjellimeve dhe vranësirave të shpeshta në të gjithë Shqipërinë. Gjate natës pritet zhvillim i tyre duke sjellë reshjet në territor.

Sipas MeteoAlb, temperaturat e ajrit do të bien ndjeshëm në mëngjes dhe mesditë duke luhatur vlerat ditore nga -7°C deri në 13°C.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare me shpejtësi 35 km/h nga drejtimi verilindor duke krijuar në brigjet detare dallgëzim të ulët.