Moti parashikohet të jetë më diell, me mëngjes të freskët ndërsa temperaturat priten të rriten në mesditë.

Temperaturat maksimale për ditën e sotme do të shkojnë deri në 29 gradë Celsius.

Kjo situatë vjen si pasojë e depërtimit të pazakontë për periudhën që ndodhemi të Anticiklonit Afrikan ndërsa më pas depërtimi gradual edhe i Anticiklonit të Azoreve (depërtim i zakonshëm për periudhën që ndodhemi).