Vendi ynë sot do të paraqitet nën ndikimin e kushteve të qëndrueshme atmosferike, ku moti i kthjellët dhe relativisht i ngrohtë, do të dominojë në zonat e ulëta dhe përgjatë vijës bregdetare, ndërsa me kthjellime dhe vranësira të shpeshta do të karakterizohen zonat malore.

Pjesa e dytë e ditës, do të vijojë me kthjellime dhe vranësira të herëpashershme, në të gjithë territorin e vendit.

Temperaturat e ajrit do të rriten lehtë gjatë mëngjesit, por vijojnë konstante në mesditë duke luhatur vlerat ditore nga 2°C vlera më e ulët në Peshkopi, deri në 21 °C vlera më e lartë në rang territori ku do të shënohet në qytetin e Fierit dhe Sarandës.

Era do të fryjë e lehtë dhe mesatare, me shpejtësi mbi 35 km/h nga drejtimi kryesisht Verior dhe Veriperëndimor, duke bërë që në brigjet detare të gjenerohet dallgëzim deri në 2 ballë.