Ditët e fundit çmimi i naftës ka arritur në shifra rekord, ndaj dhe janë organizuar edhe protesta.
Ministrja e Rinisë dhe Fëmijëve, Bora Muzhaqi, shprehet se si ministre është e detyruar që të përdorë makinën, por qytetarëve u kërkon mos ndjekin shembullin e saj dhe të lëvizin në këmbë ose me biçikleta.
“Unë si ministre e kam të detyruar të vij me makinë. Mund të vij dhe në këmbë, do përpiqem që të vij edhe në këmbë.Unë zakonisht lëviz me biçikletë po…
Qytetarët për arsye ambientaliste duhet përgjegjësisht të përpiqen të lëvizin në këmbë ose me biçikletë siç kam pasë bërë unë.” Ka thënë ministrja Muzhaqi.