Një shkollë në Misuri këtë vit do të nisë të përdorë ndëshkimet fizike për nxënësit e saj.

Bëhet fjalë për shkollën Cassville në SHBA.

Praktika e shekullit të 19-të, që në shkollat amerikane nuk përdorej nga disa dekada, do të nisin të praktikohen këtë vit shkollor në qytetin që ka 1900 nxënës.

Për këtë kanë rënë dakord edhe prindërit e nxënësve të cilët kanë qenë pro.

Ndëshkimet me dhunë do të jepen vetëm kur përpjekjet e tjera disiplinore të mos arrijnë të bindin nxënësin.

Ndërkohë sociologët amerikanë kanë reaguar ashpër lidhur me vendimin.

“Të rrahësh nxënësit nuk përfaqëson një mënyrë për t’i edukuar, por për t’i traumatizuar”, thonë disa prej tyre, por prindërit nuk janë të shqetësuar.