Rezultatet e maturantëve në provimin Gjuhë Shqipe dhe Letërsi janë publikuar këtë të dielë.

Këtë vit ata që kanë shkëlqyer me rezultate të larta, janë më shumë se vitin e kaluar. Kalueshmëria është 98.38% dhe me notën 10 janë vlerësuar rreth 5.73% e maturantëve.

Konkretisht, janë 1591 nxënës që janë vlerësuar me notën 10 e nga këta, vetëm 15 kanë arritur të marrin 10 absolute. Nga ana tjetër, janë 1602 maturantë mbetës, të vlerësuar me notën 4.

D1_rezultate

Në 7 qershor, rreth 30 mijë maturantë zhvilluam provimin e dytë të Maturës Shtetërore, atë të Gjuhës Shqipe dhe Letërsisë.

Një risi e maturës së këtij vitit është edhe heqja e fletë përgjigjeve të provimeve, dhe ndryshe nga vitet e mëparshme, kësaj radhe nëse maturanti do të ketë kontestim për notën mund të bëjë ankim dhe të bëhet rivlerësim i testit.

Edhe këtë vit, dështuan rregullat e vendosura nga Ministria e Arsimit, pasi teza u shpërnda në rrjetet sociale.

Maturantët kanë edhe një test për të zhvilluar. Këtë të hënë në 19 qershor, ata do të testohen në lëndën me zgjedhje.