Mbrëmjen e djeshme është regjistruar një aksident i rëndë në hyrje të qytetit të Poliçanit    ku një makinë pasi ka humbur kontrollin ka dalë nga rruga dhe ka rënë nga lartësia.

Nga ky aksident i rëndë humbi jetën pasagjeri 15-vjeçar dhe u plagos shoferi bashkë me 2 pasagjere të tjera moshatarë me viktimën.

Mësohet se viktima është A. Zylyftari, ndërsa të plagosurit F. Zylyftari dhe dy vajza të mitura.

Njoftimi i policisë: 

Në rrugën rurale të fshatit Plirëz, Poliçan shtetasi F.Z., 15 vjeç, duke drejtuar mjetin tip “Alfa Romeo”, ka humbur kontrollin mbi mjetin dhe për pasojë mjeti ka dalë nga rruga.

Si pasojë ka humbur jetën shtetasi A.Z (pasagjerë në mjet) rreth 15 vjeç si dhe janë dëmtuar shtetasi F.Z (drejtues mjeti), dhe dy shtetase të tjera të mitura që ndodheshin në mjet.

Të dëmtuarit janë transportuar në spital dhe ndodhen nën kujdesin e mjekëve. Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të aksidentit.