Gjendet i pajetë në banesën e tij në fshatin Dhivër të Bashkisë Finiq, Nikolla Kiço 44-vjec.

Kiço dyshohet se është përdorues droge.

Sakaq, policia e Sarandës ka nisur hetimet për rastin, ndërkohë që shkaku i vdekjes pritet të zbardhet nga ekspertiza mjeko-ligjore.

Theksojmë që 44-vjeçari kishte dy muaj që ka ardhur në Shqipëri nga Greqia.