Policia ka zbuluar mbrëmjen e sotme një banesë në të cilën kultivohej kanabis.

Ajo ndodhet në fshatin Pobrat, në ish-komunën Kutalli në Dimal.

Nga burimet paraprake mësohet se policia ka arrestuar 5 persona, të cilët po merren në pyetje, ndërkohë që priten të tjera shoqërime.

Personat e shoqëruar janë nga Fieri dhe Berati.

Një prej tyre dyshohet se është pjesë e grupit kriminal që kultivoi kanabis në një karburant në Lushnje, tek “Pushimi i shoferit”.

Personat e shoqëruar flinin në një hotel në afërsi të kalasë në Berat, aty ku edhe u ndaluan nga policia.