Një ngjarje e rëndë ka ndodhur mbrëmjen e sotme në qytetin e Cërrikut, pasi një 32-vjeçare ka ndërruar jetë aksidentalisht.

Mësohet se rreth orës 20:40 gjatë kohës që viktima ka qenë duke u larë në dush, dyshohet se ka rënë në kontakt me rrymën elektrike dhe për pasojë ka humbur jetën.

Sakaq, grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për sqarimin e plotë të rrethanave të ngjarjes.