Një efektiv i repartit “Shqiponja” është plagosur me armë zjarri mbremjen e sotme.

Mësohet se plagosja ka ndodhur pranë spitalit pediatrik, Tiranë, ndërsa efektivi është shtruar te spitali ushtarak ku gjendet jashtë rrezikut për jetën.

Sakaq, raportohet se autori i plagosjes është larguar nga vendi i ngjarjes, ndërsa policia ka nisur punën për identifikimin dhe kapjen e tij.