Një plagosje me armë zjarri ka ndodhur pak momente më parë në Tiranë në zonën e pediatrisë. Një efektiv i forcave “Shqiponja” me emrin Edlir Alleshi ka mbetur i plagosur.

Forcat Shqiponja kanë qenë në ndjekje të një personi, i  cili i është kthyer duke qëlluar me armë drejt efektivëve.

Plumbat kanë kapur policin Alleshi, i cili është dërguar menjëherë në spital tek Trauma.

Mësohet se gjendja e tij shëndetësore është jashtë rrezikut për jetën teksa po i nënshtrohet ndërhyrjes kirurgjikale.

Ndërkohë policia po punon për lokalizimin dhe kapjen e autorit.

Njoftimi i policisë:

Ndërsa Policia e Shtetit vijon kontrollin për personat në kërkim, një patrullë e repartit “Shqiponja” në ndjekje të një personi të dyshimtë është qëlluar nga ky person dhe për pasojë ka mbetur i plagosur punonjesi i policisë E.A. Punonjësi i Policisë është në sallën e operacionit ndërsa Policia është vënë në ndjekje të autorit.