Burime bëjnë me dije se në plazhin e Darzezës, Fier,  një pushues 55-vjeçar nga Fieri ka humbur jetën mesditën e sotme.

Sipas informacioneve paraprake, thuhet se kjo ka ndodhur pasi 55-vjeçari ka dalë nga deti.

Të njëjtat burime shprehen se dyshohet për një infarkt.