Ditën e djeshme, familjarët e e një 16-vjeçareje kanë kallëzuar humbjen e kontakteve me të.

Sipas informacioneve zyrtare e mitura është banuese në fshatin Veliqot, Tepelenë.

Policia është duke punuar për gjetjen e saj.

“Më datë 19.08.2023, familjarët e një 16-vjeçareje, banuese në fshatin Veliqot, Tepelenë, kanë kallëzuar se më datë 19.08.2023, kanë humbur kontaktet me këtë shtetase pasi ishte larguar nga banesa. Punohet për gjetjen e saj”, njofton policia.