Shoferi i linjes se transportit te nxenesve ndalohet nga Policia e Permetit, pasi dyshohet per ngacmim seksual ndaj nje nxeneseje te mitur.

Ngjarja ka ndodhur sot, ku nxenesja K. C. 14 vjecare nga fshati Katundisht, eshte ankuar tek mesuesja e saj ne shkollen 9 vjecare “Kamber Bënja” ne Kelcyre.

Perdite shoferi i furgonit qe transporton nxenesit nga fshati Katundisht, Nikolin J. ngacmomte permes formave te ndryshme 14 vjecaren madje dhe fizikisht.

Kjo situate ka qene e persitshme aq sa sot minorenia u ankua tek mesuesja kujdestare, pasi kjo e fundit e pa duke qare.

Menjehere minorenia eshte cuar ne Policine e Permetit, ku ka dhene deshmi nen prezencen e psikologut.

Vete nxenesja ka rrefyer momentet e sikletshme dhe ngacmimet seksuale, qe i bente shoferi i furgonit.

Pas kesaj eshte ndaluar shoferi i furgonit Nikolin J. cili po mbahet ne dhomat e paraburgimit ne Drejtorine Vendore te Policise Gjirokaster, derisa Gjykata e Faktit te shprehet brenda 48 oreve me nje vendim.