Një djalë rreth 20 vjeç dyshohet se është mbytur në kanalin e Pojanit në Fier.

I riu ka qenë duke peshkuar me shokët kur ka rënë brenda kanalit dhe nuk ka dalë prej aty.

Trupi ende nuk është gjetur.

Policia dhe zjarrfiksja ndodhen në vendin e ngjarjes dhe po vijojnë punën për gjetjen e trupit të të riut.