Një aksident me pasojë plagosjen e një personi është regjistruar pak minuta më parë në qytetin e Elbasanit.

Mësohet se një automjet tip “Golf” ka përplasur një vajzë 14 vjeçe, e cila ka qenë duke kaluar rrugën në vijat e bardha. Aksidenti ka ndodhur në rrugën mes shkollave “Luigj Gurakuqi” dhe “Abdyl Paralloi”.

Raportohet se 14-vjeçarja në momentin e aksidentit ka qenë duke marrë byrek në orën e pushimit të gjatë.

Vajza është dërguar menjëherë në spitalin e Elbasanit, ku po trajtohet me ndihmën e nevojshme mjekësore dhe raportohet se fatmirësisht është jashtë rrezikut për jetën.

Policia ka shkuar në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të plota të aksidentit.