Ndryshimet e para ne krye te institucioneve rajonale publike sapo kane filluar ne Gjirokaster.

Qeveria Rama nuk priti vjeshten qe te fillonte me ”freskimin” e drejtorive, por ne kulmin e vapes dhe sezonit turistik po ndermerr ndryshime ne krye te drejtorive rajonale ne Qarkun e Gjirokastres.

Edi Sinojmeri, nje emer me kontribute te hershme ne PS dhe rithemelues se bashku me Florian Hysin i FRESSH Gjirokastra ne fillim te viteve 2000, ka marre sot detyren e kreut te Njesise Vendore te Kujdesit Shendetesor Gjirokaster, duke zevendesuar ne kete menyre Shpetim Novin, i cili kete post e ka mbajtur qysh prej vitit 2017.

Novi pergjate ketyre viteve ka arritur te perballoje sfidat e ndryshimit strukturor ne berthamen e ketij institucioni, qe ka te beje me sherbimin direkt shendetesor te njerezve, si dhe perballoi me sukses situaten pandemike te Corona-Virusit.

Po ashtu Sinojmeri ne periudhen e Kosonavirusit ne krye te ISHSH ka ndermarre aksione qe ka penalizuar institucione shteterore, duke mos bere kompromis me shkeljen e rregullave antipandemike, si dhe aksione te tjera qe kane lene gjurme ne Gjirokaster.

Kane qene keto arsye kryesore te cilat e emeruan Sinojmeri ne krye te NJVKSH, per t’i dhene nje hov te ri ketij institucioni te rendesishem dhe shfrytezuar pervojen menaxheriale te mehershme.

Nderkohe qe Shpetim Novi, emerohet po sot drejtor i Spitalit Rajonal “Omer Nishani”, duke zevendesuar ne kete menyre Sokol Ferunin, i cili ne shtator kalon ne krye te Drejtorise Rajonale te Shfrytezimit te Transportit Rrugor Gjirokaster.